Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar ndihmë në identifikimin e një të dyshuare për shpërdorim të pasurisë së huaj.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, ka shkruar Policia e Kosovës.
Ata kanë njoftuar se e dyshuara kërkohet për një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj që është raportuar në dhjetor të 2023-tës.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, njofton Policia e Kosovës.