Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e vendndodhjes së një personi të dyshuar për veprën zjarrvënie.
“Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. Personi i dyshuar IDRIZ TASHEVCI kërkohet për veprën zjarrvënie.”, ka kërkuar Policia e Kosovës.