Lajme

Policia kap në mëngjes personin që sulmoi zyrtarin, dërgohet në burg

06/08/2022 09:03
nga:Genita C

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 06:00 në fshatin Lloshkobare të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet I.S (M/K), i moshës 32 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Sulm ndaj personit zyrtar ’’ me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.