Lajme

“Policia ka mundur ta arrestojë Molliqajn pas përfundimit të emisionit”

02/01/2022 21:24
nga:Y I

Analisti Jusuf Thaçi ka komentuar arrestimin e Dardan Molliqajt.

Kreu i PSD-së u arrestua sonte ku ai ishte i ftuar në një emision televiziv.

Thaçi thotë se arrestimi mund të ndodhte edhe pas përfundimit të emisionit.

“Policia e Kosovës ka mundur dhe është dashur ta bëjë arrestimin e z. Molliqaj pas përfundimit të emisionit, meqë një gjë të tillë e ka pasur të mundur edhe praktikisht edhe ligjërisht”, shkroi Thaçi në Facebook.