Lajme

Policia jep detaje: Vajza që u gjet e vdekur në skaj të rrugës është shtetase e huaja

02/21/2024 22:40
nga:G C

Një grua është gjetur e vdekur mbrëmjen e së mërkurës në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj, është pa shenja jete.

“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla policore e autostradës, ka vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent). Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori” ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion.