Lajme

Policia jep detaje: Tre të lënduar në aksidentin mes katër veturave në Lipjan

08/18/2024 13:36
nga:G B

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident mes katër vetura në Lipjan, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazeta Blic, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 4 automjete. (Dy automjete në lëvizje dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona”, thotë Ahmeti për Gazeta Blic.

Ajo ka shtuar se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./Gazeta Blic/

Aksident në Lipjan, tri vetura të përfshira