Lajme

Policia jep detaje të reja për aksident e rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë

07/29/2022 09:01
nga:Astrit Gashi

Një burrë dhe një grua kanë humbur jetën, kurse dy fëmijë kanë marrë lëndime trupore në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, kur një veturë është aksidentuar me një autobus.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Sipas saj, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Bëhet e ditur se trupat e viktimave Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor.