Sporti

Policia jep detaje shumë interesante për hyrjen e tifozit të zhveshur në stadium, ai priti 14 orë fillimin e ndeshjes

04/09/2021 13:39
nga:Mergim Rreci

Diçka e pazakontë ka ndodhur mbrëmë gjatë ndeshjes Granada – Manchester United.

Një tifoz ka hyrë në fushë, duke ndërprerë kështu takimin për disa sekonda, përcjell GazetaBlic.

Tifozi ishte totalisht i zhveshur dhe i befasoi të gjithë me futjen e tij në fushë, pasi dihet që takimi zhvillohet pa praninë e tifozëve, shkaku i masave anti Covid-19.

Policia ka konfirmuar njeriun që vrapoi në fushë lakuriq gjatë Granada vs Man United u fut fshehurazi në stadium në orën 7 të mëngjesit.

Ai u fsheh dhe priti në stadium për 14 orë në pritje të fillimit të lojës