Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për tentim vrasjen në Deçan.
Sipas policisë në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me gjashtë fishekë dhe tri gëzhoja.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
“Rr. Luan Haradinaj, Deçan 12.11.2021 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.
Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Është konfiskuar pistoleta me gjashtë fishekë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.