Lajme

Policia jep detaje rreth rastit në Ferizaj për dyshim dhunimi të një 26-vjeçare në motel

02/12/2023 17:14
nga:G B

Një burrë është arrestuar në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se e ka dhunuar një 26-vjeçare në një nga motelet të magjistales Ferizaj-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka bërë të ditur se i dyshuari 31-vjeçar është shoqëruar në stacionin e  policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Sot,  rreth orës 04:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se rreth orës 00:30 në rrugën magjistrale Ferizaj Prishtinë në një motel në Ferizaj dyshohej se ishte një rast “ Dhunimi”. Policët hetues dhe krimteknikët e  Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marr veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet”.

“Në lidhje me këtë policët hetues kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar personin mashkull, kosovar i moshës 31 vjeçar me dyshimin se ka kryer veprën penale ” Dhunimi” ndaj femrës kosovare e moshës 26 vjeçare .I dyshuari është shoqëruar në stacionin e  policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, ka thënë Veseli.