Lajme

Policia jep detaje për zjarrin në lokalet te Tregu i Gjelbër në Prishtinë

02/20/2025 08:48
nga:G B

Disa lokale janë treguar mëngjesin e sotëm te Tregu i Gjelbër në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, e cila tha se nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti për Gazeta Blic.

 

Zjarr në kryeqytet, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes