Një objekt përcjellës i fabrikës së bodrumit të verës në Krushë të Vogël është kapluar nga zjarri.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ku i njëjti ka bërë të ditur se kjo gjë ka disa herë që ka ndodhur.
“Nuk është pjesë e fabrikës, por është objekt përcjellës i saj. Nuk është hera e parë, ka ndodhur disa herë, por nuk paraqet rrezik për qytetarët. Hudhin mbeturina në atë vend, prandaj ndodhë”, tha Gashi.
Policia dhe zjarrëfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të shuajnë zjarrin.
Shpërthen zjarri në objektin e fabrikës së verës në Krushë të Vogël


