Lajme

Policia jep detaje për veturën e djegur në autostradën “Arbën Xhaferi”

05/21/2022 16:13
nga:Genita C

Në autostradën “Arbën Xhaferi” një veturë është përfshirë nga zjarri.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi i cili për GazetaBlic tha se nuk ka asnjë përson të lënduar.

Krasniqi thotë se, shkaktari i zjarrit dyshohet se është për shkaqe teknike.

“Në ora 14:53, policia është njoftuar se në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (kilometri i 6-të Prishtinë-Lipjan), një veturë është përfshirë nga zjarri. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, dyshohet se shkaqet teknike janë shkaktarët e zjarrit”, tha Krasniqi.