Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një personi në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë për Gazeta Blic se viktima është gjendur pa shenja jete sot në ora 10:30 në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë dhe është shtetas i huaj.
“Rreth orës 10:30,kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull, shtetas i huaj) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka njoftuar se policia në koordinim me prokurorin e shtetit po e hetojnë vdekjen.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Ahmeti./Gazeta Blic/
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë


