Lajme

Policia jep detaje për therjen me thikë që ndodhi dje në sheshin “Zahir Pajaziti”

12/30/2021 08:36
nga:Y I

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person, i cili ka therur dje me thikë një tjetër, në sheshih “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Jahiri” në Prishtinë, mesditën e së mërkurës.

Policia ka bërë të ditur se viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Rr. Bajram Jahiri, Prishtinë 29.12.2021 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktimës është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.

Therje me thikë në shesh

Policia jep detaje për therjen me thikë të një personi në sheshin “Zahir Pajaziti”