Policia e Kosovës në Mitrovicës ka dhënë detaje për rrahje në Universitetin ”Isa Boletini” në këtë qytet, raporton Gazeta Blic.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 e mëngjesit në oborrin e këtij Universiteti.
“Lidhur me rastin e raportuar sot rreth orës 10:00, për një incident në oborrin e Universitetit të Mitrovicës , policia ka nisur hetim, ka intervistuar dy ankues dhe një person të dyshuar, të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që hetimet të zhvillohen në drejtim të veprave penale “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”. Rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Avni Zahiti për Gazeta Blic.
Nga Universiteti i Mitrovicës tregojnë detaje për rrahjen e dy zyrtarëve


