Mbrëmë dy persona janë rrahur fizikisht në bufenë e RTK-së.
Në lidhje me rastin Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje shtesë.
Bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore, më saktësisht frakturë të hundës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/k për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull m/k duke i shkaktuar lëndime trupore (frakturë të hundës). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e PK raporton ‘Gazeta Blic’.