Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person është plagosur sonte në Prishtinë.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një lokal në lagjen “Emshir”.
Në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka theksuar se i plagosur në këtë rast është një 37 vjeçar.
“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor”,tha ajo.
Ahmeti tha gjithashtu se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.


