Lajme

Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri tek “Kafet e Vogla”

06/24/2023 09:38
nga:Y I

Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.

I plagosuri sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rr.Fehmi Agani, Prishtinë 23.06.2023 – 21:48. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

E konfirmon Policia, plagoset me armë zjarri një person te “Kafet e Vogla” – të dyshuarit në arrati