Të shtëna me armë pati mbrëmë në Prishtinë, ku si pasojë i plagosur mbeti një person.
Nga Policia e Kosovës është theksuar se viktima ka pësuar lëndime trupore për të cilat i njëjti ka marrë trajtim mjekësor në QKUK.
Gjithashtu është theksuar se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy gëzhoja dhe një plumb, ndërsa nga i dyshuari kanë konfiskuar armën-pistoletë dhe një karikator me tre fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Rasti raportohet të ketë ndodhur saktësisht në rrugën ‘Egnatia’ në kryeqytet.