Lajme

Policia jep detaje për personin, që u gjend i vdekur në një shtëpi të djegur në Deçan

12/17/2021 14:02
nga:Gazeta Blic

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lloqan të Deçanit, ku në një shtëpi e cila është djegur është gjetur një trup i djegur po ashtu.

Vdekja e personit është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datë 17.12.2021, rreth orës 06:35, Policia është i formuar se në fshatin Lloqan-Deçan, një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor”, tha Rugova.

Rugova shtoi se, “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”, ka deklaruar Rugova.

Humb jetën tragjikisht i riu nga Deçani