Lajme

Policia jep detaje për përleshjen në Prishtinë ku mbeten të lënduar tre persona

07/18/2023 21:18
nga:G B

Tre persona janë lënduar në Prishtinë, saktësisht te rruga “Ibrahim Lutfiu” pas një përleshjeje fizike.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se njëri prej tyre është shoqëruar në Polici.

Përleshja ka ndodhur rreth orës 20:00, të martën – ndërkaq motivet nuk dihen.

”Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një përleshje fizike në rrugën ”Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

”Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se gjatë përleshjes, janë lënduar tre persona, njëri prej tyre është  shoqëruar në stacion policor. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetë një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar ajo.