Lajme

Policia jep detaje për grafitet në veri: “Mos u brengosni, këtu jemi”

08/19/2022 08:55
nga:G C

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Krajl Perti, Knjaza Millosh, Llolle Ribar dhe Sutjeksa” në Mitrovicë janë hasur grafite.

Në këto grafite shkruhej: “Mos u brengoseni këtu jemi”-“Brigada e Veriut”-“Mos u brengosuni ju presim”.

Rasti po hetohet si “nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.

“Rr. Krajl Perti, Knjaza Millosh, Llolle Ribar dhe Sutjeksa, Mitrovicë 17-18.08.2022. Është raportuar se njësitë policore Mitrovicë Veri kanë vërejtur se gjatë natës janë shkruar grafite nga person-a të panjohur. Në grafite shkruante: “Mos u brengoseni këtu jemi”-“Brigada e Veriut”-“Mos u brengosuni ju presim”. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.