Lajme

Policia jep detaje për burrin që u gjet i vdekur në Gjakovë, ishte zhdukur para një jave

04/21/2021 09:25
nga:Y I

Dje është gjetur pa shenja jete një burrë nga Gjakova, që ishte raportuar i zhdukur para një jave.

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Doblibare, Gjakovë 15.04.2021-15:00. Është raportuar se me 20.04.2021 është gjetur në një fushë pa shenja jete viktima mashkull kosovar i cili ishte raportuar si person i zhdukur. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.