Pesë persona janë arrestuar, është sekuestruar kokainë, armë zjarri dhe vetura në një aksion të Antidrogës të koduar me emrin “TAKIMI”, raporton Gazeta Blic.
Detajet e këtij aksioni i ka bërë të ditura për Gazeta Blic zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Sot, më 22.04.2025, nga ora 15:00, Policia e Kosovës, konkretisht antidroga e PK-së ka filluar një aksion taktik i koduar me emrin “TAKIMI”në kuadër të një mase të veçantë hetimore. Është sekuestruar sasi e kokainës, armë te zjarrit, vetura dhe prova të tjera materiale. Pesë persona të dyshuar janë arrestuar deri ne kete fazë, ndërsa operacioni i bastisjeve eshte duke vazhduar ende në disa lokacione”, është shprehur ai.
Hoxha ka njoftuar se “pas realizimit të plotë të operacionit policor dhe hetimeve në koordinim me prokurorinë do të njoftoheni për detajet dhe rezultatet tjera”./Gazeta Blic/