Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Drenas-Komoran: Tre persona të lënduar

09/24/2024 22:22
nga:G B

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Drenas-Komoran, raporton Gazeta Blic.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran – Drenas ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti./Gazeta Blic/

Raportohet për një aksident të rëndë mes tre veturave në rrugën Drenas-Komoran