Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në kilometrin e parë të magjistrales Merdar-Podujevë.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit deri më tani trajtim mjekësor kanë kërkuar tre persona të lënduar. Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka thënë Borovci.
Si pasojë e këtij aksidenti është mbyllur për qarkullim aksi i rrugës Merdar – Podujevë.