Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në Llaushë ku 7 persona mbetën të lënduar

05/14/2021 22:06
nga:M K

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i cili tha se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, njoftoi Zahiti.

LEXO EDHE:

Holanda kundër liberalizimit të vizave: Kosova ka probleme me korrupsion dhe krim të organizuar