Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në Komoran: Disa të lënduar – të përfshira gjashtë vetura

08/11/2025 19:17
nga:G B

Disa persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes gjashtë veturash në rrugën Pejë-Prishtinë, në Komoran, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Sot, më datë 11.08.2025, rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilat kanë reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës”,  ka thënë Daut Hoxha për Gazeta Blic.

Policia e Kosovës po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor, ndersa për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë.


 

Aksident i rëndë mes tri veturave në Komoran, të lënduarit të shtrirë në rrugë