Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në hyrje të autostradës

01/22/2026 09:19
nga:G B

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të autostradës, raporton Gazeta Blic.

Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 08:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në Bresje (segmenti Bresje-Veternik). Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Nga aksidenti nuk ka të lënduar”, tha Krasniqi për Gazeta Blic.

Rrokulliset një veturë në hyrje të autostradës