Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Gllarevë, ku u përfshinë dy automjete.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, aksidenti ku mbeti i lënduar një person ndodhi rreth orës 16:45.
Gashi për Klankosova.tv njoftoi se i lënduari u dërgua fillimisht në QKMF në Klinë, pastaj në spitalin rajonal të Pejës.


