Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në fshatin Gadime të Lipjanit, një i lënduar në gjendje të rëndë

06/04/2021 17:33
nga:M K

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Gadime të Lipjanit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe është mësur se njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

LEXO EDHE:

Ministrja e Ramës për raportet Shqipëri – Kosovë: Nuk ka ulje-ngritje mes dy qeverive tona!