Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shakovicë të Podujevës, raporton Gazeta Blic.
Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
Ajo tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Gazeta Blic.
Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, të përfshira disa vetura


