Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Podujevë-Prishtinë, raporton Gazeta Blic.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për Gazeta Blic, teksa ka thënë se si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritur të përballojë plagët, dhe i njëjti ka vdekur.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritur të përballojë plagët, dhe i njëjti ka vdekur.
Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Gazeta Blic.


