Sot në Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident ku është përfshirë një veturë zyrtare e policisë.
Në një përgjigje për GazetaBlic, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 15:20 në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë zyrtare e policisë. Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme material”, ka thënë Ahmeti për GazetaBlic.
Bazuar në pamjet e publikuara, vetura e policisë ka goditur një pompë të derivateve, ndërsa nuk dihen arsyet e aksidentit.
LEXO EDHE:
E FUNDIT: Vetëaksidentohet një veturë e policisë së Kosovës në Fushë Kosovë