Sot rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku.
Në aksident është përfshirë vetëm një veturë.
Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësorë.
Policia e Kosovës për Insajderin ka deklaruar se kanë filluar procedurat për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
“Sot rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, thuhet në njoftimin e Policisë.