Lajme

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Pejë ku u lëndua një grua

05/08/2021 12:38
nga:Gazeta Blic

Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë ka ndodhur më herët në Pejë, ku si pasojë ka mbetur e lënduar një grua.

Zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi, ka theksuar se ajo është dërguar për tretman mjekësor dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

“Në ora 07:50 në hyrje të qytetit të Pejës, tek terminali doganor ka ndodh një aksident mes dy veturave, një person ka pësuar lëndime, është dërguar në emergjëncë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Nuk ka lëndime shumë serioze”, deklaroi ai.

 

Misteri i “qytetit të të vdekurve”