Lajme

Policia iraniane e ngatërron trajnerin kosovar me një grua – i dërgon mesazhin për shkeljen e Ligjit të Hijabit

01/09/2022 18:10
nga:Gazeta Blic

Trajneri me prejardhje nga Kosova Shpejtim Arifi, ka marrë një mesazh nga policia iraniane gjoja se e kishte shkelur “Ligjin e Hijabit”.

Por, duket se Arifi ishte ngarërruar me një grua për shkak të flokëve të gjata.

Shqiptari me nënshtetësi gjermane ishte kapur nga kamerat e trafikut pasi ishte duke vozitur veturën e një shoku të tij.

Ai në Iran njihet si një futbollist i mjaft i mirë për ekipin e Persepolisit, skuadër ku aktualisht e menaxhon kategorinë e juniorëve.

Arifi pjesërisht njihet edhe për modelizëm për paraqitjet e tij televizive.

Trajneri kosovar tha se ishte tronditur nga mesazhi i policisë.

“Mesazhi telefonik na tronditi në fillim, sepse më kishin ngatërruar me një grua pa hixhab. Mendoj se kamerat e trafikut më kanë fotografuar. Miku im mbeti i habitur fillimisht, por pastaj qeshëm me lot. Më vonë, shumë miq më telefonuan apo dërguar mesazhe për t’u tallur me këtë incident”, shkruan Iran International përcjell Klankosova.tv.

42 vjeçari theksoi se flokët e gjata i mban që nga mosha 18-vjeçare dhe se nuk e ka ndër mend t’i shkurtojë ato.

“Kam jetuar në Iran për shumë vjet me këtë dukje dhe kurrë nuk kam pasur telashe. Mendoj se ky ishte një keqkuptim dhe nuk mund të bëjmë asgjë për këtë”.

Sipas Ligjit gratë që kapën duke vozitur pa hixhab përballen me dënime me gjobë, me heqje të pikëve në patentë shofer dhe me dënim me burgim deri në dy vjet më së shumti.