Lajme

Policia i gjen 700 pako cigare me banderola të Serbisë të kontrabanduara

20 ditë më parë
nga:N K

Policia ka bërë të ditur se bashkë me Doganën e Kosovës kanë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren në brezin kufitar të Kosovës me Serbinë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të mërkurën policia kishte ndaluar një automjet për kontroll në magjistralen Kamenicë-Gjilan, pasi kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale jashtë pikave kufitare të rregullta.

Pas ndalimit të automjetit të dyshuar me targa serbe të cilin po e drejtonte i dyshuari mashkull serb, gjatë kontrollit janë gjetur 700 pako cigare me banderola të Serbisë.