Sporti

Policia heton thirrjet islamofobike gjatë ndeshjes Spanjë-Egjipt

04/01/2026 22:41
nga:L J

Policia spanjolle ka nisur një hetim pas thirrjeve islamofobike dhe ksenofobike gjatë ndeshjes miqësore midis Spanjës dhe Egjiptit, raporton Reuters.

Tifozët u dëgjuan duke bërtitur: “Kush nuk kërcen është mysliman”, një thirrje që më vonë u dënua nga Ministri spanjoll i Drejtësisë Felix Bolanos, Lamine Yamal dhe Shoqata Egjiptiane e Futbollit.

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, u tha gazetarëve se sjellja raciste e tifozëve ishte e patolerueshme.

“Ata nuk janë përfaqësues të futbollit. Ata përfitojnë nga futbolli, siç bëjnë në fusha të tjera të jetës. Ne duhet t’i izolojmë këta njerëz nga shoqëria”, tha ai.

Një ditë pas ndeshjes, Policia e konfirmoi se kishte hapur një hetim për incidentin, megjithëse nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

/GazetaBlic Sport