Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj disa kompanive që po kryenin punime me kamionë për bartjen e dheut në rajonin e Prishtinës.
Sipas njoftimit të Policisë, sot më 20 dhjetor 2025, njësitet e Trafikut Rajonal gjatë kontrolleve në terren kanë identifikuar në disa segmente të rrugëve nacionale sasi të mëdha të baltës, të cilat paraqesin rrezik serioz për sigurinë e trafikut, veçanërisht në kushtet e vështira atmosferike me mjegull dhe ngrica.
Ndaj personave juridikë janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 1 mijë euro, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa kompanitë janë obliguar që menjëherë të bëjnë pastrimin e rrugëve.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar që gjatë sezonit dimëror të veprojë pa hezitim ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë e trafikut dhe jetën e qytetarëve”, shkruan PK në Facebook.


