Lajme

Policia gjobit me 150 euro ngasësin që tejkaloi në vijë të plotë në aksin Gjilan-Prishtinë

09/14/2023 09:11
nga:N K

Me 150 euro gjobë, dy pikë negative dhe ndalim vozitjeje në afat prej tre muaj, është dënuar një person i cili kishte bërë tejkalim në vijë të plotë, në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur, nga Policia Rajonale e Gjilanit, njofton klankosova.tv.

”Njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.

Tutje policia rajonale e Gjilanit kërkon nga qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet të njoftojnë policinë.