Euro2024

Policia gjermane arreston shtatë tifozë serb pas trazirave me tifozët anglezë

06/17/2024 13:15
nga:E K

Policia gjermane thotë se ka arrestuar shtatë tifozë të kombëtares serbe, të cilët ishin përfshirë në një përleshje me anglezë në Gelsenkirchen pak para fillimit të ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Anglisë.

Të gjithë ata u arrestuan pas incidentit, i cili ndodhi në tarracën e një restoranti në qytet, tha zëdhënësi i policisë, duke shtuar se është raportuar një sulm dhe janë raportuar të lënduar, transmeton GazetaBlic Sport.

“Arsyet për atë që ndodhi nuk janë ende të qarta”, shtoi zëdhënësi.

Policia gjermane kishte vendosur forca shtesë nga frika e aksidenteve.

/GazetaBlic Sport.