Lajme

Policia gjen zollë në Banjskë, e njëjta ishte prodhim i Serbisë

3 ditë më parë
nga:G C

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas informacioneve operative, është gjetur një armë zjarri – zollë, e prodhuar në Serbi, në një lokacion në Banjske të Zveçanit.

E njëjta është tërhequr nga njësiti për trajtimin e mjeteve shpërthyese.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar dhe prokurori i cili do të drejtojë hetimet për të zbardhur origjinën dhe rrethanat e gjetjes së armës.

“Është raportuar se pas informatave operative nga njësiti policor është gjete një armë zjarri- zollë prodhim i Serbisë të cilin njësiti për trajtimin e mjeteve shpërthyese e ka tërheqë nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, ka njoftuar policia.