Lajme

Policia gjen tri plantacione me kanabis në Zhiti të Podujevës

10/17/2025 09:30
nga:Sh R

Është gjetur drogë e mbjellë në një pyll në fshatin Zhiti të Podujevës.

Policia ka njoftuar se janë gjetur gjithsej 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa.

“Raportohet se në pyllin e fshatit janë gjetur tri plantacione të mbjella 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa”.

“Pas marrjes së mostrave me vendim të prokurorit bimët dhe mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.