Lajme

Policia gjen thikë dhe shufër metalike në çantën e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

10/18/2024 11:33
nga:Sh R

Një shufër metalike dhe një thikë i janë gjetur një personi në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari”.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se, mjetet janë gjetur në çantën e të dyshuarit gjatë kontrollit të tij.

Ndërsa, me vendim të prokurorit rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

“Njësia policore gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike dhe një mjet të mprehtë (thikë). Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftimin e PK-së.