Lajme

Policia gjen një AK-47 e pajisje të tjera ushtarake në hotelin “Rasjka Banja” në Zveçan

08/16/2024 17:01
nga:Sh R

Policia ka zhvilluar një kontroll shtesë në hotelin “Rajska Banja” në Bansjkë të Zveçanit, ku janë gjetur armë e pajisje ushtarake.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin Rajska Banja dhe kemi gjetë 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake”, tha Elshani .

Tutje, ai tha se besohet se këto prova kanë qenë aty që nga rasti i sulmit terrorist në Banjskë.