Lajme

Policia gjen municion në Prizren, sekuestron 59 fishekë të AK-47

08/27/2025 10:33
nga:N K

Njësia patrulluese e kufirit në Prizren ka gjetur një sasi municioni, në afërsi të kufirit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, janë gjetur 59 fishekë të armës automatike AK-47 që janë sekuestruar nga njësia e Forenzikës.

“Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thotë Policia.