Lajme

Policia gjen granata dore dhe uniforma të Policisë së Kosovës në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

02/11/2026 09:58
nga:Y I

Policia e Kosovës ka sekuestruar gjashtë granata dore dhe disa pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobroshevinë të Zubin Potokut.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 10 shkurt 2026, rreth orës 23:20, kur njësitë policore të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Veri, gjatë patrullimit, kanë pranuar informacione për mjete të dyshuara ilegale në një objekt të pabanuar.

Pas kontrollit të lokacionit, policia ka gjetur dhe sekuestruar gjashtë granata dore, një maicë dhe dy këmisha të Policisë së Kosovës.