Policia e Kosovës ka dërguar raport shtesë për vrasjen e 23-vjeçarit në Volljakë të Klinës.
Policia sot në raportin 24-orësh bën me dije se ka gjetur pistoletën që është përdorur në vrasje.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja dhe një fishek.
Rasti është duke u hetuar ende.
Deri tash lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona, që të gjithë nga e njëjta familje.


